Legal

Politika e Privatësisë

Përditësuar më 11 Maj 2026

1. Hyrje

ENOR Technologies Sh.p.k. ("ne", "jonë") respekton privatësinë e vizitorëve dhe klientëve të faqes së internetit ENOR Technologies. Kjo politikë shpjegon llojet e të dhënave personale që mbledhim, mënyrën se si i përdorim dhe të drejtat tuaja sipas GDPR (Rregullores së BE-së 2016/679) dhe Ligjit nr. 9887 të Republikës së Shqipërisë "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

2. Të dhënat që mbledhim

Ne mund të mbledhim këto kategori të dhënash:

• Të dhëna identifikimi: emër, mbiemër, email, numër telefoni

• Të dhëna biznesi: emri i kompanisë, NIPT, adresa

• Të dhëna teknike: adresa IP, lloji i shfletuesit, sistemi operativ, faqet e vizituara

• Cookies dhe identifikues të ngjashëm

• Çdo informacion që ndani vullnetarisht në formularin e kontaktit ose kërkesës për ofertë.

3. Si i përdorim të dhënat

Të dhënat tuaja personale përdoren për:

• T'ju kthyer përgjigje për kërkesat tuaja për informacion ose ofertë

• T'ju ofruar shërbimet që keni kërkuar

• Të përmirësojmë cilësinë e faqes së internetit dhe shërbimeve

• Të dërgojmë komunikime tregtare vetëm me pëlqimin tuaj eksplicit

• Të përmbushim detyrimet ligjore (fatura, tatime, ruajtja e regjistrave).

4. Baza ligjore

Përpunimi i të dhënave bazohet në një ose më shumë nga këto kritere ligjore: pëlqimi juaj eksplicit, ekzekutimi i një kontrate, përmbushja e detyrimeve ligjore, ose interesi i ligjshëm i kompanisë (p.sh. sigurimi i faqes).

5. Ndarja me palë të treta

Ne nuk ja shesim të dhënat tuaja askujt. Mund t'i ndajmë me ofrues të besuar shërbimi (hosting, email marketing, analytics) që veprojnë nën marrëveshje GDPR-compliant. Të gjithë ofruesit janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin.

6. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat ruhen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, ose siç kërkohet me ligj. Të dhënat e leads janë ruajtur për 24 muaj nga data e kontaktit të fundit; pas kësaj fshihen automatikisht.

7. Të drejtat tuaja

Sipas GDPR-së, ju keni të drejtën të:

• Aksesoni të dhënat tuaja personale

• Kërkoni korrigjim ose fshirje

• Kufizoni ose kundërshtoni përpunimin

• Transferoni të dhënat (portabilitet)

• Tërhiqni pëlqimin në çdo moment

• Paraqisni ankesë te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (IDP).

Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në [email protected].

8. Siguria

Ne aplikojmë masa teknike dhe organizative të avancuara: enkriptim TLS/SSL, firewall, kontroll aksesi, monitorim 24/7 dhe backup të rregullt për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, ndryshimi ose aksesi i paautorizuar.

9. Cookies

Faqja jonë përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Për detaje shikoni Politikën e Cookies.

10. Ndryshimet në këtë politikë

Ne mund ta përditësojmë këtë politikë periodikisht. Versioni më i fundit publikohet gjithmonë në këtë faqe. Data e fundit e përditësimit: 11 Maj 2026.

11. Kontaktoni

ENOR Technologies Sh.p.k.

Rr. Unaza, Pallati Bardhe, kati 1, hyrja 2, 1032, Vorë, Tiranë, Shqipëri

NIPT: L91728018B

Email: [email protected]

Tel: +355 69 600 0011