MOBILE BACKEND & API DEVELOPMENT

Zhvillim Backend & API për Aplikacione Mobile

Aplikacioni është ajo që sheh përdoruesi. Backend-i është sistemi që e bën të funksionojë.

ENOR projekton dhe zhvillon backend, REST API, databaza, Admin Panel dhe integrime për aplikacione iOS, Android dhe Cross-Platform — nga autentikimi dhe pagesat, te real-time dhe integrimet me CRM/ERP.

ARKITEKTURA
Mobile App
iOS · Android · Cross-Platform
↕
API
REST · Authentication · Rate limiting
↕
Backend
Business logic · Real-time · Jobs
↕
Database
PostgreSQL · MongoDB · Redis cache
Integrime me
PaymentsMapsNotificationsCRMERPExternal APIs

ÇFARË ËSHTË

Çfarë është backend-i i një aplikacioni mobile?

Mobile frontend-i është pjesa që përdoruesi sheh dhe prek në telefonin e tij: ekranet, butonat, listat. Backend-i është pjesa që përpunon çdo veprim që bën përdoruesi — verifikon identitetin, ruan të dhënat, procesion pagesat, dërgon njoftimet dhe komunikon me sistemet e tjera të biznesit.

Për një decision-maker, kjo do të thotë: aplikacioni në telefon nuk mund të bëjë asgjë të vlefshme pa një backend të shëndetshëm mbrapa. Pa backend, aplikacioni është një broshurë interaktive; me backend, ai bëhet një produkt real.

Shembull: Rezervim shërbimi
01
Mobile App
Përdoruesi klikon 'Rezervo'
→
02
API Request
Aplikacioni dërgon kërkesën
→
03
Authorization
Backend verifikon identitetin
→
04
Availability
Kontrollon disponueshmërinë
→
05
Database
Ruajtja e rezervimit
→
06
Payment
Procesim me gateway
→
07
Confirmation
Kthim përgjigjesh
→
08
Notification
Email / SMS / Push

Në telefon duket si një butoni i vetëm. Në sfond, kalojnë 7–8 hapa që kërkojnë sinkronizim, siguri dhe konsistencë të plotë të të dhënave.

ÇFARË NDËRTOJMË

Çfarë ndërtojmë në backend?

Backend-i i një aplikacioni mobile përfshin gjashtë kategori të mëdha përgjegjësish. Në çdo projekt, jo të gjitha janë të nevojshme që në ditën e parë — por një aplikacion real biznesi prek zakonisht të paktën katër prej tyre.

User & Access

  • Authentication (email/password, OTP)
  • OAuth 2.0 & Sign in with Apple/Google
  • Users & profiles
  • Roles & permissions
  • Sessions & refresh tokens
  • Password reset & email verification

Business Logic

  • Bookings & reservations
  • Orders & workflows
  • Pricing rules & discounts
  • Subscriptions & renewals
  • Custom business flows
  • Scheduled jobs

Payments

  • Payment gateway integration
  • Transactions & refunds
  • Wallets & saved methods
  • Invoices & receipts
  • Reconciliation me kontabilitetin
  • Webhooks nga gateway-i

Communication

  • Push notifications (APNs / FCM)
  • Email (transactional)
  • SMS gateways
  • In-app messaging
  • Real-time events
  • Event-driven notifications

Data

  • Modelim database
  • File & media storage
  • Reporting & aggregations
  • Analytics data pipeline
  • Search & filtering
  • Data export

Administration

  • Admin Panel web
  • Menaxhim përdoruesish
  • Përmbajtja e produktit
  • Operacione ditore
  • Raporte për biznesin
  • Konfigurim i sistemit

API DEVELOPMENT

API: qendra e komunikimit të produktit

API-ja është shtresa përmes së cilës aplikacioni në telefon flet me backend-in. Ajo është edhe pika ku produkti juaj lidhet me sistemet e tjera të biznesit — CRM, ERP, gateway-t e pagesave, sisteme rezervimi ose partnerë.

Për këtë, cilësia e API-së është vendimtare: një API e mirë e mban produktin të parashikueshëm dhe të lehtë për t'u zhvilluar; një API e pakujdesshme kthehet në koston më të madhe të mirëmbajtjes për vite me radhë.

REST APIs

Endpoint-e të pastërta, konsistente dhe të parashikueshme — që një zhvillues i ri të orientohet në minuta, jo në ditë.

Autentikim

JWT ose OAuth 2.0 me refresh flow të kontrolluar. Çdo kërkesë verifikohet — asnjë endpoint 'i hapur' pa arsye.

Autorizim

Kontrolli i lejeve ndodh në backend, jo në aplikacion. Klienti mund të thotë çfarë do; përgjigjen e vendos serveri.

Validim inputi

Çdo request validohet për tip, kufij dhe konsistencë të dhënash para se të prekë business logic-ën ose databazën.

Versionimi

API-t versionohen (/v1, /v2) që përditësimet të mos thyejnë versionet e aplikacionit të instaluara në telefonat e përdoruesve.

Dokumentim

OpenAPI / Swagger për të gjitha endpoint-et. Ekipi mobile dhe integrimet e palëve të treta punojnë nga një burim i vetëm i vërtetë.

Error handling

Kode HTTP të sakta, mesazhe të kuptueshme dhe struktura e njëjtë përgjigje-gabimi për çdo endpoint. Frontend-i ka gjithmonë të njëjtat pritshmëri.

Rate limiting

Aplikohet aty ku është relevant — për të mbrojtur backend-in nga abuzimi dhe për të garantuar cilësi shërbimi për të gjithë përdoruesit.

NJË BACKEND, SHUMË KLIENTË

Backend për iOS, Android, Cross-Platform, Web dhe Admin

Kur arkitektura e produktit është e mirëmenduar, i njëjti backend dhe të njëjtat API mund të shërbejnë njëkohësisht iOS, Android, aplikacionin web, Admin Panel-in dhe integrimet me partnerët. Kjo do të thotë një burim i vetëm i të dhënave dhe një business logic e centralizuar — jo kopje të ndryshme që shpejt bëhen jokonsistente.

iOS App

Aplikacioni në Swift/SwiftUI për iPhone dhe iPad.

iOS App Development

Android App

Aplikacioni në Kotlin/Jetpack Compose për smartphones dhe tablets.

Android App Development

Cross-Platform

Aplikacioni React Native për iOS + Android nga një codebase.

Cross-Platform

Web App

Portal klienti ose website i lidhur me të njëjtat API dhe të dhëna.

Admin Panel

Interface operacional për ekipin tuaj, i ndërtuar mbi të njëjtat API.

Partner APIs

Endpoint-e të dedikuara për integrime me palët e treta ose partnerët.

DATABAZAT

Cila databazë është më e mira?

Nuk ka një përgjigje universale. Databaza zgjidhet sipas modelit të të dhënave, kërkesave për konsistencë dhe volumit të pritur. Në shumë projekte reale, kombinohen dy ose tri databaza për detyra të ndryshme, jo një e vetme "që të bëjë të gjitha".

PostgreSQL

Zgjedhja e paracaktuar kur të dhënat kanë strukturë të qartë, marrëdhënie mes tabelave dhe kërkesa për transaksione dhe integritet. Ideale për booking, eCommerce, financial apps.

MongoDB

Kur të dhënat janë të strukturuara në mënyrë të lirë, evoluojnë shpejt ose përbëhen nga dokumente të pavarur (p.sh. content, logs, user activity).

Redis

Cache dhe queues. Përdoret së bashku me PostgreSQL ose MongoDB për të përshpejtuar përgjigjet, për të mbajtur sessions dhe për të drejtuar jobs asinkrone.

REAL-TIME

Aplikacione në kohë reale

Për taxi, delivery, fleet, EV charging, booking dhe operacione biznesi, real-time-i nuk është 'nice to have' — është pjesa qendrore e produktit. Ne e ndërtojmë me WebSockets, SSE ose queues, në varësi të nevojës dhe volumit të pritur.

Live tracking

GPS pozicion i shoferëve, korrierëve ose flotës në kohë reale, i sinkronizuar në aplikacion dhe në Admin Panel.

Driver / operator status

Ndryshim statusi (i lirë, i zënë, offline) që reflektohet menjëherë në të gjitha klientët e ndërlidhur.

Chat

Komunikim një-me-një ose në grup me typing indicators, delivery / read receipts dhe historik.

Push notifications

Njoftime të targetuara për events kritike (rezervim, pagesë, statuse), me segmentim dhe scheduling.

Live orders

Kanban / dashboard për ekipin që sheh porositë e reja që hyjnë live, pa refresh manual.

Sessions

Menaxhim i seancave aktive, disconnect / reconnect automatik dhe ruajtje e gjendjes.

Operational dashboards

Numëratorë, listë aktivitetesh, alarme dhe raporte të përditësuara në kohë reale për operatorët e biznesit.

INTEGRIME

Integrime me sistemet ekzistuese

Në shumicën e projekteve enterprise, aplikacioni mobile nuk jeton i vetëm — ai duhet të komunikojë me sistemet që biznesi juaj përdor tashmë. Ne bëjmë të mundur këtë komunikim përmes API-ve zyrtare, dhe kur sistemi i vjetër nuk ofron API, ndërtojmë një integration layer të dedikuar mbi të.

CRM

  • HubSpot
  • Salesforce
  • Pipedrive
  • CRM të personalizuar

ERP

  • SAP
  • Odoo
  • Microsoft Dynamics
  • ERP të brendshme

Kontabilitet

  • QuickBooks
  • Xero
  • Sisteme fiskale lokale
  • Reconciliation flows

Payment gateways

  • Stripe
  • Adyen
  • PayPal
  • Provider lokalë

Maps & location

  • Google Maps
  • Mapbox
  • Geocoding APIs
  • Routing engines

Booking / PMS / POS

  • Booking engines
  • Hotel PMS
  • POS për restorante
  • Fleet management

Third-party APIs

  • Weather
  • SMS gateways
  • Email providers
  • Auth providers

Legacy databases

  • Databaza SQL të vjetruara
  • Files sistemi
  • SOAP APIs
  • Integration layer i dedikuar

ADMIN PANEL

Admin Panel: interface operacional për ekipin tuaj

Për çdo aplikacion që ka përdorues, produkte, porosi, rezervime ose përmbajtje, biznesi juaj ka nevojë për një mënyrë të menaxhojë të gjitha këto nga një ekran i vetëm — pa kërkuar developer për çdo ndryshim.

Admin Panel-i që ndërtojmë është një aplikacion web që ndan të njëjtat API me aplikacionin mobile. Kjo do të thotë që çdo ndryshim që bëni në Admin reflektohet menjëherë në aplikacion — pa duhur ndonjë sinkronizim manual.

Çfarë menaxhon Admin Panel-i
  • Menaxhim përdoruesish (krijim, edit, çaktivizim, role)
  • Menaxhim porosishë / rezervimesh / bookings
  • Gjurmim pagesash dhe reconciliation
  • Përmbajtja e produktit (produkte, shërbime, listime, kategori)
  • Njoftime (broadcast, target, scheduled)
  • Support & tickets kur produkti e kërkon
  • Roles dhe permissions për stafin tuaj
  • Raporte për biznesin (ditore, mujore, custom)
  • Konfigurim i sistemit (çmimet, tarifat, feature flags)
  • Audit trail: kush çfarë ndryshoi dhe kur

SIGURIA

Siguria e backend-it dhe API-ve

Siguria e produktit tuaj mobile varet gati tërësisht nga backend-i. Aplikacioni në telefon mund të reverse-engineer-ohet nga kushdo; server-i mbetet nën kontrollin tuaj. Për këtë, çdo vendim serioz sigurie merret në backend, jo në klient.

Authentication

Password hashing me bcrypt/argon2, OTP, OAuth 2.0. Asnjë password nuk ruhet clear text.

Authorization

Kontroll me role dhe permissions që aplikohen server-side për çdo endpoint.

Tokens

JWT me kohëzgjatje të shkurtër + refresh flow. Revoked tokens tracked kur nevojitet.

Validation

Çdo input validohet për tip, kufij dhe konsistencë para se të ekzekutohet business logic-a.

API security

Rate limiting, brute-force protection, kërkesa të nënshkruara për endpoint-e kritike.

Encryption in transit

HTTPS/TLS për çdo komunikim. Certificate pinning aty ku niveli i rrezikut e justifikon.

Secrets management

API keys, çelësat e signing dhe credentials nuk hyjnë kurrë në kod — ruhen në secret managers.

Logging

Logs të strukturuar për request-e, autentikim dhe events kritikë, të lidhur me monitoring.

Audit trails

Për operacionet e ndjeshme (delete, price change, role change), ruhet histori kush-çfarë-kur.

Backups

Backup i automatizuar i databazës me testim periodik të restore procedure.

ARKITEKTURA

Arkitekturë që mund të rritet me produktin

Backend-i nuk ndërtohet vetëm për volumin e sotëm të përdoruesve. Ai ndërtohet duke pasur parasysh se ku produkti mund të jetë pas 6 muajsh, 12 muajsh, 3 vjetësh. Kjo nuk do të thotë over-engineering — do të thotë vendime të hershme që lejojnë evoluim pa rewrite.

Më shumë përdorues

Backend-i modelohet që të përballojë rritje trafiku përmes horizontal scaling, cache dhe optimizim query-sh, jo duke rritur vetëm hardware-in.

Më shumë transaksione

Për porosi, pagesa dhe rezervime, business logic-a ndërtohet me idempotency dhe menaxhim gabimesh që të mos gjenerojë duplikate ose humbje të dhënash në pikun.

Features të reja

Struktura modulare do të thotë që një feature i ri (p.sh. loyalty program) mund të shtohet pa e prekur pjesën ekzistuese të kodit.

Klientë të rinj

Nëse më vonë doni një aplikacion web ose një aplikacion partneri, i njëjti backend mund t'i shërbejë atyre pa duhur duplikim.

Integrime të reja

Integrimi me një sistem të ri (CRM, ERP, POS) është një çështje e shtimit të një moduli — jo e refactor-imit të gjithë projektit.

Rritje operacionale

Admin Panel-i, roles dhe raportet janë të hapura që ekipi juaj të mund të rritet dhe të operojë sistemin pa varësi teknike të përditshme.

TEKNOLOGJITË

Teknologjitë që përdorim

Nuk publikojmë 'logo wall' me 30 teknologji që nuk i përdorim realisht. Këto janë mjetet me të cilat punojmë çdo ditë — të zgjedhura sipas projektit, jo në trend.

Backend
PythonFastAPINode.js
Databases
PostgreSQLMongoDBRedis
Infrastructure
DockerNginxLinux

PROCESI

Si zhvillojmë backend-in e një produkti mobile?

01

Requirements

Kuptojmë çfarë duhet të bëjë sistemi: përdoruesit, rolet, transaksionet, integrimet dhe kërkesat për siguri e performancë.

02

Data Model

Modelohet struktura e të dhënave — tabelat, marrëdhëniet, indeksat dhe strategjia për të dhëna që mund të rriten shpejt.

03

API Architecture

Përcaktohen endpoint-et, versioning, authentication, autorizimi dhe struktura e përgjigjeve. Dokumentohet me OpenAPI.

04

Security Model

Trajtim i sekreteve, tokens, permissions, encryption, audit trails dhe backup. Vendime që hyjnë në kod që në ditën e parë.

05

Development

Zhvillimi ndodh me sprints të shkurtër, code reviews dhe testim automatik i endpoint-eve kritikë.

06

Integrations

Lidhen payment gateways, Maps, njoftimet, email/SMS providers dhe sistemet e brendshme të biznesit.

07

Testing

Unit tests për business logic-ën, integration tests për API-t dhe load tests aty ku volumi është kritik.

08

Deployment

Docker + CI/CD për ambient staging dhe production. Configurim domain-esh, SSL dhe monitoring që në deploy-in e parë.

09

Monitoring & Maintenance

Logs, alerts, uptime monitoring dhe përditësime sigurie. Backend-i mbahet i shëndetshëm në kohë.

BACKEND EKZISTUES

A keni tashmë një backend?

Nuk propozojmë automatikisht një rewrite. Në shumicën e rasteve, backend-i që keni tashmë mund të përdoret ose të modernizohet — dhe kjo është zgjedhja më e mençur. Fillojmë me audit teknik, jo me rekomandimin për të filluar nga zero.

Audit teknik

Kontrollojmë arkitekturën, sigurinë, performancën, dokumentimin dhe cilësinë e kodit. Nga kjo del një plan pune real.

Integrim me backend-in aktual

Nëse sistemi juaj punon mirë, aplikacioni mobile lidhet me API-t ekzistuese. Nuk është nevoja të fillohet nga zero.

API të reja mbi backend-in aktual

Kur sistemi ekzistues nuk ka API të pastërta, ne ndërtojmë një shtresë API mbi të që i shërben aplikacionit mobile.

Modernizim selektiv

Pjesë kritike të kodit modernizohen (auth, pagesat, njoftimet) pa e prekur pjesën tjetër që funksionon.

Migrim gradual

Kur teknologjia e vjetër është pengesë reale, komponentët migrojnë një nga një në një stack modern — pa periudha të gjata pa release.

Zgjerim funksionalitetesh

Backend-i juaj mban funksionalitetet aktuale; ne shtojmë ato që mungojnë për të mbështetur produktin mobile.

FAQ

Pyetje të shpeshta për backend-in dhe API-të

Backend-i është pjesa e produktit që funksionon në server, jo në telefonin e përdoruesit. Ai përpunon çdo veprim që kërkon të dhëna, autentikim, pagesa, njoftime ose komunikim me sistemet e tjera. Pa backend, aplikacioni mund të tregojë vetëm përmbajtje statike; me backend, ai bëhet një produkt real biznesi.

Shumica e aplikacioneve reale biznesi, po. Nëse aplikacioni ka përdorues me llogari, pagesa, bookings, orders, njoftime, chat ose sinkronizim mes pajisjeve, ai ka nevojë për backend. Aplikacionet krejtësisht statike (p.sh. një kalkulator ose një lojë offline) mund të funksionojnë pa të.

API (Application Programming Interface) është ura që lidh aplikacionin në telefon me backend-in. Kur përdoruesi bën një veprim — 'Rezervo', 'Paguaj', 'Kërko' — aplikacioni dërgon një request përmes API-së, backend-i e përpunon dhe kthen përgjigje. E njëjta API mund të përdoret nga iOS, Android, web dhe Admin Panel.

Po, dhe kjo është praktika standarde. Nëse arkitektura është e mirëmenduar, i njëjti backend dhe të njëjtat API u shërbejnë njëkohësisht iOS, Android, Cross-Platform, aplikacionit web dhe Admin Panel-it. Kjo garanton konsistencë të plotë të të dhënave dhe zvogëlon koston e mirëmbajtjes.

Nuk ka një përgjigje universale. PostgreSQL është zgjedhja e paracaktuar për të dhëna të strukturuara me marrëdhënie (booking, eCommerce, financat). MongoDB përshtatet për të dhëna me strukturë të lirë ose që evoluojnë shpejt. Redis përdoret për cache dhe queues. Në shumë projekte kombinohen dy ose tri databaza për detyra të ndryshme.

Po. Në shumicën e projekteve, Admin Panel-i është pjesë e paketës — një aplikacion web që ndan të njëjtat API me aplikacionin mobile dhe u mundëson ekipit tuaj të menaxhojë përdoruesit, porositë, pagesat, përmbajtjen dhe konfigurimin pa kërkuar developer për çdo ndryshim.

Po. Ne integrojmë backend-in me sisteme si HubSpot, Salesforce, SAP, Odoo, Microsoft Dynamics, sisteme kontabiliteti, PMS për hotele, POS për restorante, ose ERP të personalizuar. Kur sistemi ekzistues nuk ka API të përdorshme, ndërtojmë një integration layer mbi të.

Po. Integrojmë payment gateways si Stripe, Adyen, PayPal ose provider lokalë sipas tregut. Për pagesa në aplikacion respektojmë kërkesat e App Store (StoreKit) dhe Google Play (Play Billing) kur produkti është digjital ose abonim. Trajtojmë transaksionet, webhooks, refunds dhe reconciliation me kontabilitetin.

Po. Për taxi, delivery, fleet, EV charging dhe operacione në kohë reale, ndërtojmë live tracking, gjeofences, statuse që përditësohen menjëherë dhe dashboards operacionale. Përdorim WebSockets, Server-Sent Events ose queues në varësi të volumit dhe natyrës së të dhënave.

Po, në shumicën e rasteve. Fillojmë me një audit të backend-it aktual — arkitektura, siguria, performanca, dokumentimi. Pas auditit propozojmë opsione: integrim direkt, shtim i API-ve të reja mbi backend-in aktual, ose modernizim selektiv. Rewrite nga zero rekomandohet vetëm kur ka arsye teknike të qarta.

Autentikim me JWT ose OAuth 2.0, autorizim me role server-side, validim i çdo input-i, HTTPS/TLS për komunikimin, rate limiting për të parandaluar abuzimin, secrets management për API keys, logs të strukturuar për request-e dhe audit trails për operacione kritike. Siguria është pjesë e çdo endpoint-i që në ditën e parë, jo shtesë e mëvonshme.

Po. Modernizimi bëhet gradualisht: pjesë kritike (autentikim, pagesa, API-t që shërbejnë aplikacionin mobile) refactorohen fillimisht, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të funksionojë. Kjo shmang periudhat e gjata pa release dhe zvogëlon rrezikun e projekteve të mëdha 'big bang'.

Po. Konfigurojmë ambientet staging dhe production, Docker containers, Nginx si reverse proxy, SSL/TLS, CI/CD pipelines dhe monitoring. Për projekte reale përdorim ofrues të besueshëm cloud (AWS, DigitalOcean, ose sipas preferencës suaj), me backup të automatizuar dhe monitorim uptime.

Po. Backend-i, si çdo sistem software, kërkon mirëmbajtje: përditësime sigurie për librari, monitorim performance, logs, backup, bug fixes dhe përditësime për versione të reja të API-ve të palëve të treta. Ofrojmë pakete mirëmbajtjeje të përshtatura sipas kompleksitetit të produktit.

Po ndërtoni një aplikacion që ka nevojë për më shumë se një interface?

Na tregoni çfarë duhet të bëjë produkti juaj, kush do ta përdorë dhe me cilat sisteme duhet të komunikojë. Nga aty ndërtojmë së bashku arkitekturën që e mban aplikacionin tuaj në këmbë — sot dhe kur të ketë 10 herë më shumë përdorues.